Në pak muaj katër herë iu është vënë tritol hoteleve në Sarandë. Diçka e madhe po ndodh në qytet. Me herët, tritol i është vënë hotelit “Yacht Premium Hotel” të Mariel Murati , po ashtu iu vu tritol vilës së Hafëz Kulla dhe sëfundmi u hodh në erë hoteli i Spiro Çabirit. Çfarë po ndodh?!

Saranda është zgjuar sot nga një akt i pastër terrorist. Një sasi e madhe tritoli hodhi në erë hotel “Bizantin”, pronësinë e të cilit e ka Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu . të dy ata janë në proces  gjyqësor me njeri-tjetrin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme edhe në bizneset përreth tij. Hotel “Bizanti” ishte ndërtuar që prej fillimit të denokracisë në vend dhe ishte kthyer në mollë sherri mes dy ish-ortakëve.

Konflikti për pronën dhe rivalitetet mes palëve, ku shpesh në mes janë para korrupsioni, krimi, mashtrimi, etj.

Gjatë dy viteve të fundit ka patur të paktën katër shpërthime me tritol ndaj hoteleve në Sarandë, ngjarje shumë shqetësuese këto sa i pëerket turizmit dhe mbarëvajtjes së tij.

Kater here tritol ne Sarande , kush po i hedh ne ere hotel et?
Kater here tritol ne Sarande , kush po i hedh ne ere hotel et?

Në shkurt 2021 ndodhi një shpërthim me tritol në hotelin “Yacht Premium Hotel” në pronësi të kreut aktual të FSDKSH në Sarandë, Mariel Murati . Sipas policisë, shpërthimi ndodhi teksa në hotel ishin duke u bërë punime dhe sapo roja ndezi dritën. Policia dyshon se lënda plasëse ishte lidhur me energjinë elektrike.

Në të njëjtin hotel, në pronësi të Muratit, por tashmë pak ditë para inagurimit, ndodhi shpërthimi i dytë në qershor 2022 duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Policia dyshon se bëhet fjalë për një mesazh ndaj pronarit.

Nuk zgjati shumë dhe një tjetër shpërthim në një hotel do të trondiste Sarandën. Ngjarja e radhës ndodhi në dhjetor 2022 në pronësi të vilës së Lefter Lefteri alias Afez Kulla .

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme e vilës që në verë jepej me qira për turizëm.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Ne objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anetaresh e 54-vjecarit Lefteri.

Diçka e madhe po ndodh në Sarandë vitet e fundit ku mafia e ndërtimit e përzierë me para droge dhe korrupsioni po ngjallin një frymë terrori në qytet ku shpërthime të tilla nuk janë aspak të rastësishme. /Gazeta Jonë