Një sherr pranë gjimnazit të Laçit ka përfunduar me një të plagosur.

Dyshimet e para janë se një 17-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 15-vjeçar pas konfliktit mes tyre.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spital. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Njoftimi:

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.