Investigimi zbulon se Eriselda Sefa në Lushnje abuzon me tender at duke gllabëruar para me thasë. 

Nga Gentian Pepa (Gazeta Jonë)

Vendimi më i çuditshëm është ky i radhës nga Komisioni i Prokurimit Publik, ku shpëtohet vendimi abuziv i kryetares së Bashkisë Lushnjë.

Kryebashkiakja Eriselda Sefën është denoncuar për kontratën me objekt  “Blerje makine teknologjike”. Për këtë makinë Sefa do të shpenzojë 136 milionë lekë pa TVSH.

Nuk është makinë floriri, por makinë plehrash! Kompanitë e interesuara për këtë tender janë ofruar ta bëjnë këtë furnizim me çmim më të lirë.

Për të mos prishur planin e shpërdorimit të miliona lekëve, Sefa ka skualifikuar nga gara të gjitha ofertat më të lira dhe ia ka dhënë tenderin firmës me ofertën më të shtrenjtë.

Eriselda Sefa lubi parash në Lushnje , tender skandaloz për një kamion plehrash
Eriselda Sefa lubi parash në Lushnje , tender skandaloz për një kamion plehrash

Në tabelën më poshtë shihet se firmat e tjera kanë paraqitur edhe oferta me vlerë 80 milionë lekë, apo 120 milionë lekë. Të paktën 16 milionë lekë më lirë se ofertat që janë klasifikuar si të vlefshme.

Tenderi është vlerësuar me “Red Flag” dhe ngrihet alarmi për vjedhjen që po bëhet përmes këtij tenderi. Si gjithmonë institucionet përgjegjëse e kanë anashkaluar këtë shkelje të Sefës. Në këto kushte, një nga firmat që paraqiti ofertën e saj më të lirë për këtë tender, ka bërë një denoncim në KPP. Konkretisht, kompania “Almeta GMBH” SHPK ka protokolluar ankesën me datë 15 shkurt 2022, menjëherë pasi është skualifikuar nga gara.

Ndërsa me datë 16 shkurt, Bashkia Lushnjë ka hedhur në sistem vendimin me kompanitë e kualifikuara. Ankesa kryesore e denoncuesit është skualifikimi i padrejtë nga gara dhe fakti që Eriselda Sefa ka hedhur në kosh të gjitha ofertat më të lira. Por, ky fakt nuk është marrë fare parasysh nga Komisioni i Prokurimeve Publike.

KPP është fokusuar tek dhjetëra justifikime që ta rrëzojë këtë ankesë dhe ta lehtësojë abuzimin e krybashkiakes socialiste.

Madje justifikimet janë qesharake. Shkaku kryesor që KPP nuk ka pranuar ankesën e “Almeta GMBH” SHPK është se ankesa është paraqitur një ditë para se Bashkia Lushnje të regjistronte në sistem tenderin me firmën fituese. Por, duhet të theksojmë këtu se, eliminimi i fazës së parë është bërë shumë më para datës 15 shkurt. Por as këtë KPP nuk e ka marrë parasysh.

Më tutje, Komisioni i Prokurimeve Publike shprehet se ankesa në fjalë nuk mund të pranohet sepse firma duhej të kishte bërë më parë një ankesë tek autoriteti kontraktor dhe më pas ta çonte çështjen në KPP. Në fakt janë të shumta rastet kur firmat e bëjnë ankesën njëkohësisht tek autoriteti kontraktor dhe tek KPP.

Por, sërish Komisioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri, nuk ka marrë për bazë asnjë shkelje reale që është bërë në këtë tender.

Për turpin e këtij komisioni, ankesa është anuluar 10 ditë pasi ajo është dorëzuar sipas Gijotines.

Duket qartë që komisioni po e mbron Eriselda Sefën dhe nuk vepron në bazë të ligjit.

Kështu 136 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve lushnjarë po keqadministrohen dhe përvetësohen në mes të ditës me diell! /Gazeta Jone