Sikur te mos mjaftonin dy viktima dhe tre te plagosur sot, një 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Sipas policisë bëhet fjalë për Etleva Kurtin.
Ngjarja ka ndodhur në Kazmë në rrugën “Besëlidhja.
Policia:
Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Informacion me të detajuar do të japim në vijim.