Një operacion anti-drogë është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, ku policia ka goditur 2 grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga kanë rënë 20 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë të cilët ishin të përfshirë në veprimtarinë e lëndëve narkotike.

Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 25 të dyshuarve, ku mes tyre vihet re se janë edhe 3 gra, të cilat ende nuk janë identifikuar.