U kap me 8 pistoleta në furgon, lihet në burg Jetmir Kaloshi ! Ja çfarë deklaroi në Gjykatë
Jetmir Kaloshi, i cili u kap me 8 pistoleta pak ditë më parë në një furgon, të cilat kishin destinacion trafikimin drejt Anglisë, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme.
‘Unë jam shofer dhe nuk kam lidhje fare me materiale. Unë do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe.’- mësohet të ketë thënë ai.
Ai ka pretenduar se ishte i punësuar si shofer te agjencia e transportit ‘Sihana’ ndërsa pagesën e merrte në të zezë.