Kiara Tito, personazhi më i komentuar në BBVA për shkak të marrëdhënies së saj me Luizit. E sulmuar nga opinionistja Zhaklin Lekatari dhe një pjesë bullizuese komentuesish në rrjet ka sjellë që rihyrja e saj në BBVA të sjellë trishtim për të.

Ndërkohë që ajo ka qarë shumë dhe e ka treguar qartë që nuk është në humor. Në një bisedë të bërë me Efin në oborr, është shprehur që edhe nëse e presin nuk i del më gjak.

Pjesë nga biseda:

Efi: S’ke ftohtë ti?

Kiara: Jo ça ftohti, mua të më presësh as gjak nuk më del!

Edhe pse mbështetjen e Luizit e ka pasur të madhe, Kiara nuk është ndier mirë dhe ka shpërthyer në lot, teksa pa se si e kishin imituar në spektaklin e humorit ‘Portokalli’. Edhe në këtë moment Luizi i ka qëndruar pranë dhe e ka ngushëlluar.