Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po humbasin kohë për të forcuar planet e tyre të së ardhmes së bashku. Pas muajsh kërkimi për shtëpinë e përsosur për familjen e tyre, duket se më në fund e gjetën.
Mësohet se çifti ka firmosur një kontratë për të shpenzuar më shumë se 50 milionë dollarë për një rezidencë masive në Bel-Air të Los Anxhelos, që përfshin rreth 20 mijë metra katrorë.
E përbërë nga 10 dhoma gjumi dhe 17 banjo, shtëpia ndodhet në një zonë të izoluar të rrethuar nga pemë për privatësi. E njohur si “The Bellagio Estate”, prona posedon në 1,1 hektarë tokë, duke ofruar pamje nga fusha e golfit.
Mes tjerash, rezidenca ka një suitë stafi me dy dhoma gjumi, një kuzhinë kryesore, një kuzhinë të plotë ushqimi dhe dy kuzhina shtesë (një për stafin dhe një tjetër në shtëpinë e miqve).
Në natyrë përfshihet një lëndinë e madhe me një pishinë gjigande dhe kopshte të ndarë.