Një nga konkurentet më të dashura të edicionit të parë të Big Brother Vip, Beniada ka reaguar sa i takon lajmeve se mes saj dhe Einxhel ka një hatërmbetje.
Përmes një Instastory ku ndjekësit e pyetën nëse diçka e tillë është e vërtetë, Beniada u përgjigj se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatërmbetje.
Ajo tha se krijimi i jetës së re në Tiranë nuk po i lë kohë as për familjarët, ama me Einxhel nuk ka një krisje të miqësisë.
Kujtojmë se brenda shtëpisë dy vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe shpesh u shprehën se do ta vazhdonin edhe jashtë miqësinë e tyre, ndërsa shkak për hatërmbetjen e supozuar u tha se ishin komentet e mamasë së Beniadës kundrejt Einxhel.