Luiz Ejlli  u cilësua si zbulimi i një fenomeni social siç ishte formati reality show, “Big Brother Vip”.

Dashuria dhe mbështetja e fansave për këngëtarin nga Shkodra nuk po njeh kufij, me miliona klikime hashtagje dhe views (shikime) pa numërim në projektet e tij janë prova e dashamirësisë që publiku i dha fituesit të Big Brother.

Së fundmi ka qenë Luizi ai që ka postuar një foto të krahut të një vajze e cila duket të ketë gdhendur në trupin e saj batutën e famshme që Luizi përdorte:

“E di se si më dukeni ju mua çapaçula”- shkruhet në krahun e vajzës.

Teksa duket se ky gjest ka habitur edhe vet këngëtarin ku në foto shkruan edhe komentin e tij “Pa fjalë”.