Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme nënkomisarin e Policisë në Pogradec, pasi ka shkaktuar një aksident teksa po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Pas aksidentit nënkomisari është arratisur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:30.
Aksidenti ka qenë pa pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar L. D., 46 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 25.06.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.