Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për largimin nga vendi të ish- zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK ka kërkuar që ta arrestojë për disa vepra penale.
Ai tha në “Të Paeskpozuarit” se Ahmetaj ndodhet në Londër, ndërsa shtoi se ai mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, por theksoi se shtetet pritëse nuk e deklarojnë një gjë të tillë nëse ndodh.
“Rradhën e parë e nxorrëm me saktësi edhe orën kur kishte kaluar. Pastaj filloi historia, sepse nuk i interesonte njeriu e vërteta. Ai ka bërë rrugën që bën gjithmonë. Nga Greqia ka shkuar në Angli, në Londër. Nuk duhet të dilte derisa të paraqitej në Këshillin e Mandateve. Ai është qytetar i lirë, nuk ka patur pengesë. Ai ka ikur dhe ka ardhur gjatë kësaj kohe.
Në telefonatën e fundit, dëgjoja zhurmë, vajzën në sfond, dukej në ambjent familjar. Pse ka vendosur të ikë? Ai ka kaluar rreth orës 13:00 traun e doganës. Në fund të asaj dite i është çuar kërkesa Kuvendit. Nga ai moment, Ahmetaj ishte njeri i lirë, rastësisht u fotografua.