Një grua është kapur duke fotografuar votën e saj, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e procesit të votimit në qendrën 22-32.

Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.

Nazmi Totraku, Kryetari i KZAZ iu kërkoi komisionerëve të paralajmërojnë qytetarët se fotografimi i votës përbën vepër penale dhe dënohet.

Ndërkaq një incident i rëndë ka ndodhur mes një vëzhguesi në këtë qendër votimit i cili pas debate me operatorët dhe gazetarët në qendrën e votimit.

“Na mbylli me çelës! Nuk lejon as operatorët dhe ne na ka mbyllur brenda”, raporton gazetarja.

Shkak i këtij nervozizmi duket se është bërë prekja e fletëve të votimit nga ana e vëzhguesit.

https://www.youtube.com/embed/f-TC1JmdSrA

Për kreun e bashkisë Rrogozhinë garojnë kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.