Stuhi dhe reshje shiu kanë përfshirë vijën bregdetare të vendit.
Qyteti bregdetar i Vlorës u përfshi nga stuhia paraditen e sotme duke krijuar trafik në rrugë.
Ndërsa deti është i qetë, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme, dhe dy të tjerë do të nisen.
Stuhi dhe reshje shiu kanë detyruar pushuesit të boshatisin edhe plazhin e Shëngjinit këtë fundjavë.
Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Reshjet priten të kalojnë shpejt ndërsa rikthehet dielli me temperaturat e verës.