FOTO-Shkatërrohet parku te gropa e Hajdin Sejdisë , Ilir Shtufi i Nova Construction do të ngrejë kullën 205 metra

Ka nisur ditën e djeshme shkatërrimi i parkut në mes të Tiranës, pikërisht te vendi i quajtur “Gropa e Hajdin Sejdisë” ku do të ndërtohet një përbindësh hekuri dhe betony 205 metra e gjatë.

FOTO-Shkatërrohet parku te gropa e Hajdin Sejdisë , Ilir Shtufi i Nova Construction do të ngrejë kullën 205 metra
FOTO-Shkatërrohet parku te gropa e Hajdin Sejdisë , Ilir Shtufi i Nova Construction do të ngrejë kullën 205 metra

Leja me kusht për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.

Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012, në pronësi të Ilir Shtufit do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.

“Nova Construction 2012” është përfituese e shumë tenderash nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompani të tjera. Ajo ka ndërtuar edhe godina të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “Ëhite Toëer”, “Tirana Garden Building” dhe “Tirana Entry II”.

Pronari i kompanisë në fjalë është Ilir Shtufi, i preferuari i Veliajt bashkë me Armand Lilon, të cilët po betonizojnë Tiranën nën bekimin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë.

Kështu, ikën edhe parku i radhës në kryeqytet, qytetarët e të cilit e meritojnë në fakt të trajtohen kështu, jo se nuk votuan Belon që nuk përfaqësonte asgjë, por që duatrokasin dhe heshtin si të tredhur përballë një regjimi droge dhe betony që po u merr edhe ajrin.

IN ENGLISH

The destruction of the park in the middle of Tirana started yesterday, where a 205 meter long iron and concrete monster will be built.

The permit for the Mount of Tirana multifunctional center was approved at the March 8 meeting of the KKT.

According to the documents, the tower that will be built by the company Nova Construction 2012, owned by Ilir Shtufi, will be 58 floors above ground and 7 more below ground. The project was designed by the Danish architecture studio Cebra.

“Nova Construction 2012” is the beneficiary of many tenders from the Municipality of Tirana in cooperation with other companies. It has also built other multi-storey buildings in Tirana, including “Ëhite Toëer”, “Tirana Garden Building” and “Tirana Entry II”.

The owner of the company in question is Ilir Shtufi, Veliaj’s favorite together with Armand Lilo, who are concreting Tirana under the blessing of the prime minister and the mayor.

Thus, the next park in the capital is gone, whose citizens actually deserve to be treated like this, not because they didn’t vote for Belo who represented nothing, but who applaud and remain silent as if castrated in the face of a regime of drugs and concrete that is taking from them and the air.

/Gazeta Jonë