Prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë me pushime së bashku, por edhe pse po kalojnë disa ditë pushimi, ata kanë postuar shpesh në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, këngëtari ka dalë live në Instagram ku i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve.

Një pyetje ka qenë nëse nëna apo nusja është e para. Luizi tha se është nëna për shkak të atyre që kanë kaluar bashkë, por edhe për Kiarën jep jetën.

Pyetja duhet bërë kështu ‘Kur je keq thua o Kiara vdiqa, apo o nënë vdiqa’. Sigurisht është nëna. Tani unë nuk kam kaluar me Kiarën aq gjëra, aq sakrifica sa kam parë me nënën. Secila ka vendin e vet. Edhe Kiarën e dua, jap jetën për të,” tha Luizi.