Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Korçës ka shkuar për mjekim në 34-vjeçar me inicialet D. K., banues në Korçë.
Dyshohet se i plagosuri është konfliktuar për motive të dobëta me një 18-vjeçar me inicialet F. B., në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllain e tij.
Si pasojë e konfliktit dyshohet se 34-vjeçari është dëmtuar me sende të forta në kokë dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Ndërkohë është bërë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i 18-vjeçarit nga ana e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.