Policia e Spanjës ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, plot 9.5 tonë. Mësohet se aksioni i policisë është zhvilluar në portin e Algeciras.

Sipas mediave të huaja, kokaina u gjet në kontejner me banane dhe mendohet se ishte nisur nga Ekuadori

Sakaq deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa policia thotë se droga ishte destinuar për 30 grupe kriminale