Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ostren, pas një konflikti të çastit, Aranit Alushi, 18 vjeç ka plagosur me thikë një 25-vjeçar.
I plagosuri Besnik Kurti është goditur 5 herë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Për të shuar konfliktin mes tyre, ka ndërhyrë edhe qytetari me iniciale K.K, i cili si pasojë ka marrë lëndime të lehta trupore.
Policia e Dibrës ka arritur të kapë dhe arrestojë Aranit Alushin. Një grup hetimor është ngarkuar me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.