Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kaluar sot në pikën kufitare të Kakavijës në orët e para të mëngjesit.
Pas lajmit të publikuar në gazetën TemA për pushimet luksoze ne ishullin grek çifti ndërpreu pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe.
Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka cmimet më të shtrenjta në zonë. Cmimi mesatar i një dhome është 630 euro.
Një punonjës i hotelit i konfirmoi gazetës TemA pranin e tij në hotel. Meta ishte në shoqërinë e familjes së tij.