Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që ndodhi në Athinë ditën e djeshme. Të plagosurit janë dy, një shqiptar dhe një grek.
Por si nisi sherri? Gjithçka e ka zanafillën një javë më parë, kur shqiptari nga Fieri që kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu u përplas verbalisht me një grek në një lokal.
35-vjeçari shqiptar nuk e harroi dhe për t’u hakmarrë dje shkoi i armatosur dhe e qëlloi grekun duke e plagosur në këmbë. Në tentativë për t’u arratisur u përplas me një kalimtar.
Arma ra në tokë. Greku i plagosur, sipas mediave e mori pistoletën dhe qëlloi drejt fierakut duke e plagosur në kokë. Të dy janë në spital, por shqiptari në gjendje të rëndë.