Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Associated Press, shkruan se kryeministri i parë i post-komunizmit në Shqipëri, po lufton për jetën në spital.

Agjencia thotë se lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit shqiptar. Sipas saj, 70-vjeçari është në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Tiranë.

AP thekson se Nano po trajtohet për shkak të problemeve në mushkëri. Sipas saj, Fatos Nano themeloi Partinë Socialiste në vitin 1991. Më pas ai shërbeu për katër muaj si kryeministër në vitin 1991.