Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes deputetit Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Fillimisht ka qenë Basha ai që ftoi në kafe deputetin Bardhi, mirëpo ky i fundit e refuzoi e madje i tha se nuk është hipokrit.

Më tej, Basha e krahasoi Bardhin me Berishën, por nuk mbeti pa përgjigje. Bardhi i tha se veprimi për të çuar shkresën ku thuhet se ishte kryetar grupi, ishte hipokrizi.

BISEDA MES TYRE:

Basha: Do pijme nje kafe pas seances?
Bardhi: Cfare te themi? Une nuk jam hipokrit, ato qe kam patur t’ i kam thene publikisht.
Basha: Po mos rri keshtu, qesh pak
Bardhi: Te thashe edhe nje here, nuk jam hipokrit si ti qe te qesh. Une e marr seriozisht ate qe bej.
Basha: Po behesh si ky qe po flet (po fliste berisha)
Bardhi: Si ai je bere ti, ti kujton se jemi te gjithe si kjo (tregon nje deputete qe mbeshtet Bashen). Nuk e ben dot me mua, une te hedh zgupthi.
Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti
Bardhi: Kjo eshte hipokrizi, ke çuar shkresen dhe me thua te flas si kryetar grupi.
Nderhyn Tabaku: Mos e beni ketu debatin se po terheqim vemendjen.

(I Drejtohet Bashes): Po shkresen pse e çove? E ke çuar dhe statutin ne gjykate?
Basha: Nuk e di, nuk po merrem une me kete.