Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke lagruar disa ministra të njohur si Olta Xhaçka dhe Frida Krifca. Xhaçka duhet të përgjigjet për tenderat e ministrisë dhe bazat e ushtrisë që i kaluan oligarkëve, kurse Krifca për fondet e IPARD që ua shpërndau njerëzve pranë ministrisë.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama ka zbuluar emrat që do t’i propozojë nesër Presidentit të Republikës.
Si ministër i Financave në vend të Delina Ibrahimajt vjen Ervin Mete. Ndërsa Ogerta Manastirliu ikën nga Shëndetësia dhe emërohet minister e Arsimit dhe Sportit, duke çuar në largimin e Evis Kushit.
Igli Hasani emërohet ministër i Punëve të Jashtme, duke çuar në shkarkimin e Olta Xhaçkës. Anila Denaj do të mbajë postin e ministres së Bujqësisë në vend të Frida Krifcës.
Lista e plotë:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministër i Jashtëm – Igli Hasani
Ministër i Bujqësisë – Anila Denaj
Ministër i Arsimit dhe Sportit – Ogerta Manastirliu
Ministër i Shëndetësisë – Albana Koçiu
Ministër i Pushtetit Lokal – Arbian Mazniku
Ministër i Sipërmarrjes – Delina ibrahimaj