Qyteza e vogël portugeze e São Lourenco do Bairro u ngjye për fat të keq me të kuqe dje pasi më shumë se 2 milionë litra verë u derdhën në rrugët e saj të qeta.
Një lum vere të kuqe vërshoi poshtë qytezës kodrinore pranë brigjeve perëndimore portugeze pasi dy depozitat kryesore të distilerisë Levira ishin çarë papritur të dielën.
Shkaqet e çarjes së depozitave janë ende nën hetim dhe zyrtarët nuk kanë publikuar të dhënat e hetimeve.
Vendasit e shtangur shikonin verën që mjaftonte për të mbushur një pishinë olimpike teksa derdhej në rrugët e qytetit.
Rrjedhja ishte aq e madhe sa vendasit dhe zyrtarët dhanë një alarm kontaminimi, edhe pse më pas lëngu i shpërdoruar përfundoi në një fushë pa demtime.
Zyrtarët thanë se qilari ku qëndornin depozitat ishte i përmbytur nga vera.
Distileria Levira ka kërkuar ndjesë për incidentin që ende nuk është qartësuar.
“Jemi të përkushtuar për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejt që është e mundur”, thonin pronarët e distilerisë”.
Verërat e Portugalisë kanë shënuar një rritje vlerësimi në tregjet ndërkombëtare të fundmi prej varieteteve të ndryshme dhe klimës atlantike të vendit.
Ekspertët thonë se konsumi i varieteteve të ndryshëm të verërave është i mirë për shëndetin e organeve të brendshme, shkruan Daily Mail.
Profesori britanik Tim Spector, tha se ndryshimi i varieteve është i ngjashëm me dietën e larmishme ushqimore të personit.
“Diversiteti është i rëndësishëm, nëse bëjmë analogjinë me ushqimet, kjo do të thotë se mund të ndihmojmë mikrobet e ndryshme të zorrëve për rrisin shëndetin dhe diversitetin e brendshëm”.
Në një studim të 2019 me pjesëmarrës nga SHBA, Britania dhe Belgjika, thuhej se vera e kuqe është më e shëndetshme për zorrët e njeriut prej diversitetit të mikro-organizmave, shkruan Daily Mail.