Zbardhen detaje të reja nga vdekja e foshnjës 8-muajshe nga Shkodra në spital në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por në media lajmi doli ditën e sotme. Paraprakisht nga informacionet e para mësohet se foshnja kishte probleme me zemrën. Prindërit fillimisht e çuan në spitalin e Shkodrës. Aty qëndroi një ditë e gjysmë dhe më pas u transportua drejt Tiranës.
Foshnja ka përfunduar në gjendje të intubuar dhe më pas ka ndërruar jetë. Familja ka bërë denoncim në polici duke akuzuar mjekët për neglizhencë. Prokuroria e Shkodrës ka marrë kartelën në spitalin e Shkodrës dhe po vijon hetimet për rastin. Pak ditë më parë ndërroi jetë në Tiranë një tjetër fëmijë 3-vjeç pas ndërhyrjes për dhëmbët në një klinikë private. Edhe në këtë rast, prindërit kanë akuzuar mjekun për neglizhencë.