Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Në hyrje të institucionit, ai është shprehur: Ditë e bukur sot!
Suli është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që kanë nisur për Bashkinë e Kamzës.
Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.
Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.