Ditën e djeshme, Policia e Sarandës raportoi se një vajzë e mitur, e moshës 15 vjeçe, kishte denoncuar nënën e saj, se e kishte “nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për 37-vjeçaren Elentina Memaj, e cila është denoncuar nga vajza e saj, S.Memaj.
E mitura ka kallëzuar penalisht mamanë e saj se kjo e fundit e detyronte të kryente seks me meshkuj të tjerë për përfitim monetar.
Sipas JOQ-së, të miturës po i bëhet presion për të tërhequr kallëzimin penal.
Mësohet se 37-vjeçarja ka qenë dy herë e martuar. Me ish-bashkëshortin e parë i ka shkëputur lidhjet pasi ka akuzuar vëllain e këtij të fundit, kunatin e saj se donte ta përdhunonte. Ish-bashkëshortin e dytë e ka akuzuar se ka dashur t’i përdhunojë të bijën.
Pasi ky i fundit u vu pas hekurave ajo nisi bashkëjetesën me të dashurin e ri në shtëpinë e ish-burrit të saj.
Policia e Sarandës vetëm e ka proceduar në gjendje të lirë atë, teksa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës.