I pyetur nga GJKKO se kush është personi me pseudonimin “Tigri” që shfaqet në përgjimet e aplikacionit “SKY” dhe që dyshohet se ka paguar 500 mijë euro për fundosjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, Blendi Teta u shpreh se informacione të tilla i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje, duke mos zbuluar detaje më të thella.
A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin “Tigri” tek SKY ECC që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka?
Gjykata i drejtoi këtë pyetje dhe i kërkoi shpjegime për këto informacione. Teta u shpreh se i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje.
Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Malko. I bashkëpandehuri tjetër Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të vinte për të dhënë shpjegime në gjykatë në seancën e radhës.
Po ashtu prokuroria kërkon që të thirret edhe Adjan Ahmeti pasi nuk është bërë e mundur të gjendet. Seanca e radhës do të zhvillohet në 19 dhjetor.