Detaje të reja mësohen nga plani i një grupi kriminal që raportohet se kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Informacioni është mbajtur sekret dhe larg publikut nga uniformat blu, që kanë hetuar rastin e rëndë.

Sipas informacioneve, atentati ishte planifikuar të kryhej nga një ish-i dënuar që disa ditë më parë kishte lënë qelinë e burgut.

Raportohet se Nano ka patur dijeni për informacionin, por në të njëjtën kohë masat për ruajtjen e tij dhe familjes së tij nuk ishin shtuar.

Mësohet se atentati për eliminimin e Nanos është planifikuar nga një person me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një grupi kriminal që Nano e kishte hetuar duke çuar në çmontimin e tij gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Antiterrorit.