Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro paraqitet në SPAK.
Goro është pyetur nga Prokuroria për tre orë.
Pas daljes nga SPAK, ai tha shkurt për mediat: Kam dhënë shpjegime.
Kjo është hera e dytë e Goros që merret në pyetje pas tetorit të vitit të kaluar.
Sipas informacioneve Goro është pyetur sërish mbi kallëzimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kallëzim të cilin e ka bërë nga paraburgimi.