Fisnik Qosja i jep 450 milionë lekë pa garë Astrit Varakut dhe Luan Memës, si u skualifikuan ofertat e tjera, roli i deputetit të PD
Bashkia Kavajë ka organizuar një tender rreth 450 milionë lekë (me tvsh) për blerje asfalti, i cili do të përdoret për rrugët gjatë vitit 2024, procedura e cila konfirmon se kur vjen puna te paraja, pushtetarët nuk kanë asnjë dallim nga njeri-tjetri pavarësisht ngjyrave të partive.
Siç konfirmohet edhe nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Jonë, Fisnik Qosja i Kavajës ka firmosur një tender ku kompania Al-ASFALT me pronarë Astrit Varakun dhe Luan Memën është shpallur fituese me gati 100% të fondit limit edhe pse në garë ishin gjithsej 4 kompani.
Po si mundet që garojnë katër kompani dhe fituesi i bie në kokë fondit limit duke e fituar atë me gati 100% të vlerës?! Epo çudirat ndodhi, nëpër zyrat e binzeseve dhe bashkive të Shqipërisë ka magjistarë!
Siç zbulon Gazeta Jonë, pjesëmarrës në garë, krahas kompanisë A.L- ASFALT SHPK morën pjesë edhe BIBA X – BIMAK SHPK; Shkelqimi 07 SHPK dhe RRUGA URA ASFALTIM NR 2 ELBASAN SHA.
Dokumentet konfirmojnë se të treja ofertat e tjera janë skualifikuar vetëm me një kriter: Pasja e një kamioni vetëshkarkues me katër akse!
Duket qartë që Fisnik Qosja ia ka “qepur kostumin sipas trupit” Astrit Varakut dhe Luan Memës duke i dhënë atyre edhe sigurinë që në një tender të presupozuar të fshehtë, të ofrojnë 100% të fondit limit.
Burime bëjnë me dije se në “lojë” është edhe një deputet i PD, i cili bën pazaret dhe negocion tenderët e Bashkisë së Kavajës me biznese të caktuara. /Gazeta Jonë