Rexh Byberi, kryetari i Bashkise Tropoje është paraqitur në orën 10:40 në SPAK.
Dyshohet se kryebashkiaku është thirrur për një çështje të shtatorit të vitit të shkuar, kur Rexh Byberi është paditur nga 300 banorë të Fierzëz, të cilët e akuzojnë për shpërdorim detyre.
Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushërinjtë e tij, për hapjen e një guroreje në një zonë pyjore, në kundërshtim me ligjin.
Kjo është hera e parë që Rexh Byberi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.