Butrint Imeri ka pësuar një incident. Këngëtari i njohur ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se ka thyer këmbën teksa ka treguar se e ka fashuar. “Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.
Këngëtari ka paralajmëruar se do të bëjë publike shumë shpejt projektin e ri muzikor. Kjo vjen vetëm tre muaj pas super hitit që solli në bashkëpunim me Don Xhonin.