Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të saj, të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna. Ndërkohë, dje u gjet trupi i pajetë i 9-vjeçares, ndërsa pas hekurave ra babai i saj për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së vogëlushes.

I gjithë reparti RENEA është stacionuar në Shkodër ku po vijon kërkimet me palombarë, ndërkohë që terreni është i vështirë. Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur në peshkatarët dhe banorët e zonës.

Sakaq janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët konfirmojnë se gruaja dhunohej sistematikisht.

Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata apo dikush i shoqëronte.