Një ngjarje e turpshme ka ndodhur sot në Shkodër. Ministri i Brendsh Taulant Balla shkoi në qytetin verior për të kumtuar gjetjen e trupit të vajzës së dytë të familjes Arrazi, e cila u mbyt prej nënës bashkë me motrën dhe vëllanë.
Shkodra dhe Shqipëria janë të prekur nga tragjedia, por Balla me sa duker mendoi që të merrte disi nga vëmendja duke e penguar për gati 20 minuta lajmin e gjetjes së trupit të vajzës sepse donte të ishte ai që e jepte i pari dhe jo mediat.
Burime i thanë Gazeta Jonë se gazetarët u penguan në raportimin e lajmit edhe pse e dinin më herët për të pritur Ballën
Po jetojmë në kohëra surreale kur politikanët duan të përfitojnë nga gjithçka në kuadër të propagandës. /GazetaJonë