Me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA kanë nisur një operacion të gjerë në të gjithë vendin, në kërkim të personazheve të njohur të botës së krimit. Burime bëjnë me dije se në total janë lëshuar më shumë se 40 urdhërarreste, për emra të njohur dhe të skeduar më parë nga drejtësia.

Ky operacion është ndërmarrë pas nxjerrjes së mijërave bisedave që personazhet e botës së krimit kanë zhvilluar në aplikacionin e koduar SKY ECC. Një pjesë e mirë e personazheve që kërkohen nga SPAK, janë përmendur edhe në ngjarjet e fundit kriminale, siç ishte vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, apo ajo e Roan Brahimit në Athinë.

Operacionet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlotë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj. Pjesë e kontrolleve ka qenë dhe banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.