Shoferi 24-vjeçar i një fuoristrade që i përfshi në aksident në “bypass”-in e Vlorës ka ndërruar jetë nga përplasja me kamionin.
Policia thotë se shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit të makinës nga 24-vjeçari me inicialet I.P.
Sakaq, në gjendje kritike është pasagjeri 23-vjeçar i “Benz”-it me inicialet D.K.
Njoftimi i Policisë:
Reth orës 16:00, në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.