Artur Meçollari: Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi , në SPAK për Porto Romanon
Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë deklarata të forta në një intervistë të dhënë sëfundmi në media në lidhje me pronat e ushtrisë, tenderët sekretë dhe hetimeve të SPAK, pas sekuestrimit të një numri të madh celularësh të drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Meçollari u ndal specifikisht në shkatërrimin pas asnjë leje të ish-bazës së minave detare në Porto Romano nga kompania “Porti MBM” në pronësi të përbashkët të Shefqet Kastratit dhe familjes Kuqi, pronarë të kompanisë së karburanteve Elda, përfaqësuar nga Frident Kuqi.
Pronat e ushtrisë u zaptuan aty, ndërsa fadromat e Kastratit të Kuqit shkatërruan godinat që ishin pronë e ushtrisë duke kryer një vepër penale.
Nga kullat e drogës te Ergys Agasi e karteli Sinaloa, të gjitha “bombat” e Arben Ahmetajt
Në prononcimin e tij për “Sot”, Meçollari shprehet se “pronarët e porti MBM janë thirrur në SPAK për të dhënë dëshmi në lidhje me aferën në fjalë”.
Kjo është një deklaratë e fortë pasi deri më tani askush nuk ka raportuar, për arsye të ditura, që Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi janëthirrur në SPAK.
Për herë të parë kjo deklarohet nga Artur Meçollari, i cili është person në dijeni pasi ka bërë padi në SPAK për çështjet e pronave të ushtrisë.
Në SPAK dhe prokurori ka disa padi për zaptimin dhe shkatërrimin e pronës së ushtrisë në Porto Romano, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret.
SPAK po ndjek një standard tjetër sa i përket pushtimit dhe shkatërrimit pa asnjë leje apo dokument nga kompania Porti MBM e ish-depos së minave detare në Porto Romano?
Siç tha edhe vetë ministry Niko Peleshi disa muaj më parë, vetë ministria e Mbrojtjes ka bërë dy padi dhe një tjetër gjendet në SPAK por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj kompanisë Porti MBM, në pronësi të Frident Kuqit dhe Shefqet Kastratit.
Çuditërisht, ata janë toleruar dhe tolerohen sa i përket çështjes në fjalë edhe pse kanë kryer një shkelje të hapur të ligjit, kanë cënuar sigurinë e vendit përmes shkatërrimit të bazës ushtarake dhe kanë kryer ndërtim pa leje në një territor ku nuk duhej të preknin, për të mos përmendur faktin që edhe kanë shkatërruar murin antik romak.
Gazeta Jonë ka sjellë vazhdimisht në vëmendjen e publikut shkatërrimin që ka ndodhur dhe po ndodh në Porto Romano, të njëjtën gjë kanë bërë dhe media të tjera por SPAK vijon ta tolerojë Kastratin dhe Kuqin.
Pse SPAK operon me standardin e duhur kur bëhet fjalë për ish-kryebashkiakë apo ish-deputetë të PS dhe nuk ka guxim të prekë Shefqet Kastratin dhe Frident Kuqin për një shkelje ligjore të bërë me arrogancë, në mes të Durrësit dhe në sytë e të gjithëve? /Gazeta Jonë