Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës së sotme për mediat ka konfirmuar arrestimin në Emiratet e bashkuara Arabe të dy personazheve të njohur të botës së krimit në vend Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, si dhe deportimin e tyre në Shqipë.

Rrumbullaku tha se ata janë arrestuar nga Policia e Shtetit përmes një operacioni të fshehtë policor dhe aktualisht ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’iu vënë në dispozicion SPAK-ut.

“Mund t’ju them se Policia e Shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ky lloj bashkëpunimi është kontribut i mundit, djersës dhe gjakut, të këtyre djemve dhe vajzave të Policisë s; Shtetit, por dhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për mënyrën e operacionit të fshehtë policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen e 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara. 

Në lidhje me Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen mund t’iu themi që është bërë ekzekutimi i vendimit të tyre dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme. Ja u ritheksova përmes një operacioni të fshehtë policor.” – tha Rrumbullaku.

Julian Meçe në ambientet e Policisë së Tiranës
Plaurent Dervishaj në ambientet e Policisë së Tiranës

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe ishin shpallur në kërkim nga SPAK si organizatorët e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, i cili ndodhej në makinë bashkë me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe në atë ngjarje humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

Plaurent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, ndërsa Julian Meçaj konsiderohej si numri 2 i bandës së Durrësit pas Lulzim Berishës. Të dy ata i shpëtuan një tentati me armë zjarri në Durrës më 20 qershor të vitit 2019 dhe dyshohet se më pas u hakmorën ndaj Aleksandër Lahos.

Ndërkohë, në lidhje me vendimin për Durim Bamin, Rrumbullaku deklaroi se nuk kemi të bëjmë me një lirim të tij, por me ndryshim të masës së sigurisë. Sipas tij, Bamit i ka mbaruar afati i qëndrimit në paraburgim, ndaj edhe autoritetet kanë caktuar që ai të lihet në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore.

“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirim. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, deklaroi ai.

Po ashtu, Muhamet Rrumbullaku konfirmoi dhe arrestimin në një vend partner të Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me ngjarjen e regjistruar në vitin 2019, ku me urdhër të Emiliano Shullazit kërcënoi dhe dhunoi brutalisht bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, Kristaq Priftin.

Mund t’iu konfirmoj edhe një fakt tjetër, edhe për ekzekutimin e vendimit për Fabio Ballabani, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, në një vend partner, aktualisht vuan dënimin në një burg.” – tha Rrumbullaku.