Nuredin Dumani, ai që do të kthehej në një nga personat më të kërkuar të Policisë së Shtetit ndodhej në burg në Francë kur i vëllai mori pjesë në grabitjen e Rinasit. Prej tij u njoh edhe me Talo Çelën, atë që do të kthehej në bashkëpunëtorin dhe më pas në armikun e tij më të madh.

Në një episod të publikuar nga vizionplus.tv, është edhe një moment interesant kur Nuredin Dumani, kërkon që të komunikojë me vëllanë e tij, Dashnor Dumanin. Nuredin Dumani, duke përdorur aplikacionin “SkyECC” i shkruan një të njohuri të tij (i paidentifikuar me emër) që t’ja çojë telefonin e tij të vëllait, Dashnorit.

Në bisedën e zbardhur nga SPAK, Nuredin Dumani i thotë të vëllait se Talo Çela ka dhënë detaje duke orientuar Policinë për vendin se ku duhet të kërkonin për ta. Më pas, në një moment tjetër i thotë se kishin një hasmëri të re në Durrës, atje ku disa persona që kërkonin t’i vrisnin. Por nuk kuptohet se për kë e kishte fjalën. Ndaj për të mbrojtur veten, i kërkoi që t’i tregonte t’i tregonte se çfarë dinte për Talo Çelën.

Një ndër pyetjet që Nuredin Dumani i bën të vëllait se “nga dilnin makinat për të bërë punë”, pra për të bërë vrasje. Më pas, i kërkon informacion për bazat e Talo Çelës dhe se ku ishin njerëzit që e mbështesnin grupit e tij.

Në përgjigje, Dashnor Dumani i thotë se makinat dilnin nga Elbasani, por nuk i jep detaje të tjera lidhur me grupin e Talo Çelës.