Safet Bajri ështe shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës ku vëllezërit Prendi qëlluan me armë ndaj një mjeti të blinduar.
Bajri u ndalua në Lezhë teksa lëvizte me makinë të blinduar dhe më pas është shoqëruar në policinë e Shkodrës.
Aty ka dhënë dëshminë dhe është lënë i lirë. Policia ka identifikuar dy personat që ndodheshin në mjetin e blinduar që janë “ushtarë” të Safet Bajrit, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
Dyshohet se grupi kriminal kishte shkuar tek shtëpia e vëllezërve Prendi për shkak të një borxhi që ata dyshohet se i kishin Ervis Martinajt. Ata i kanë pritur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Në makinën e blinduar dyshihet të ketë qenë edhe Elion Hato një prej ushtarëve të Martinaj që rezulton i zhdukur pa gjurmë.vna