Një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli 4” është Armand Haderllari, i cili punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ‘ish-Bllokut”.

Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës. Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet.

Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri në 12 mijë për 1 gram. Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD.

Në kuadër të fazës së parë e operacionit ‘Tempulli 4’ janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.