Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri ishin ndër dy konkurrentët më të afërm në shtepinë e BB VIP, por jo rrallë herë u hodhën dyshime se ata e shohin njëri-tjetrin më shumë se shok.
Më pas puthja në buzë që ndodhi mes tyre, më shumë se njëherë, për shkak të rolit që morën brenda shtëpisë bëri bujë të madhe.
“Ishte sfidë, ishte lojë edhe s’është ndonjë hata e madhe, unë putha të gjitha vajzat në shtëpi në buzë dhe su bë nami, kurse për Ilirin u bë nami. Se Shqiptarët ashtu thonë, ‘e puthi vëllain në buzë’.”-tregoi Aktorja.
Por si e ka pritur partnerja e Ilirit këtë gjest? Duke se ajo e ka marrë me mjaft sportivitet dhe Emanuela e ndjek
Arjola Demirin në Instagram, detaj ky që në ditët e sotme tregon mjaft për marrëdhëniet.
“Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin”, ky ishte edhe ragimi i gruas së Ilirit në kohën që ndodhi puthja e bujshme.