Studentët kërkojnë burg për Pedagogun Mirdaim Axhami pas goditi kolegen Liljana Billa, mësimo nis me bojkot te Ekonomiku

Sot nis viti i ri akademik në Universitetet shqiptare për mijëra studentë.

Bëhet me dije se 20 mijë studentë, sot ulen për herë të parë në auditorët.

Shifra është si për Universitetet Publike, ashtu edhe ato private.

Ky vit i ri akademik ka nisur me protestë dhe bojkot në Universitetin e Ekonomisë.

Studentët kërkojnë burg për Pedagogun Mirdaim Axhami pas goditi kolegen Liljana Billa, mësimo nis me bojkot te Ekonomiku
Studentët kërkojnë burg për Pedagogun Mirdaim Axhami pas goditi kolegen Liljana Billa, mësimo nis me bojkot te Ekonomiku

Në derën e fakultetit është shpalosur një banderolë, ku shkruhet: Ekonomiku bojkoton, larg dhuna nga tempulli i dijes.

Protesta vjen si pasojë e dhunës së ndodhur në këtë universitet, ku përgjegjësi i departamentit të Marketingut, Mirdaim Axhami ka goditur me grusht në fytyrë pedagogen Liljana Elmazi.

Ngjarja ka ndodhur në korridoret e fakultetit, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e Axhamit.

Burime i thanë Gazetës se përplasjet mes dy kolegëve kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë që Elmazi e kishte denoncuar dhe më herët Axhamin për përndjekje, por ndaj tij nuk ishte marrë asnjë masë.

Pedagogia, e cila u godit me grusht në fytyrë u dërgua spital ku mori edhe ndihmë mjekësore.

Rasti i dhunës ndaj saj u dënua dhe nga Partia Demokratike përmes një deklarate, pasi Elmazi është ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe një aktiviste e hershme e kësaj force politike.

Nga ana tjetër, Axhami përveç se pedagog, është dhe një personazh e figurë publike, të cilin e kemi parë shpesh dhe në studiot televizive.

Vetëm pak muaj më parë, ai do të ishte pjesë e një tjetër incidenti me kolegët e tij, këtë herë përmes një komunikimi në grupin e punës në WhatsApp. /GazetaJonë