Vila që Samir Mane i dha çiftit Meta – Kryemadhi pas shërbimeve korruptive që ata i bën biznesmenit përmes ndikimit te AKEP apo në Parlament duke miratuar ligje sipas kërkesave të tij, vlente 800 mijë euro në treg.

Ky detaj është zbuluar nga prokurorët e SPAK, të cilët kanë verifikuar detajet nga shitja e kësaj vile nga Balfiun Group te një biznesmen tjetër, pasi Meta tha se nuk donte të shkonte atje sepse dhuratën e Manes e kishte marrë vesh edhe ish-ambasadori grek në Tiranë, Oktapodas, i cili jetonte në vilën ngjitur asaj 103 në Rolling Hills.

800 mijë euro vilë çiftit Meta - Kryemadhi , Samir Mane gënjeu agjentët e BKH dhe SPAK por MESAZHET me Monikën i prishën SKEMËN
800 mijë euro vilë çiftit Meta – Kryemadhi , Samir Mane gënjeu agjentët e BKH dhe SPAK por MESAZHET me Monikën i prishën SKEMËN

SPAK zbuloi më pas se këtë vilë e mori biznesmeni Shefqet Kastrati duke paguar 800 mijë euro përmes njërës prej kompanive të tij.

Si e gënjeu Samir Mane-SPAK-un 

Konstatohet ndër të tjera se SPAK ka ndjekur një procedurë mjaft të zgjuar teksa ka marrë në pyetje biznesmenin Samir Mane në lidhje me vilën dhe raportet me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën. Siç duket edhe nga përgjigjet e dhëna, Samir Mane nuk e ka ditur që prokurorët e SPAK kishin në duar një “minierë informacioni” si celulari që Monika Kryemadhi kishte përdorur në vitet 2013-2014 kur ata kishin bërë “muhabetet e vilës dhe apartamentit” te “Ambasadori”.

Nisur nga kjo, Samir Mane ka mohuar para prokurorëve të SPAK të ketë folur për ndonjë çështje vile me Monika Kryemadhin, ndërkohë që në SMS-të e kapura në celularin e Kryemadhit, rezulton se ata kanë folur disa herë për çështjen e vilës. Madje, në një rast, Kryemadhi i thotë Metës: “Jam këtu me Zamon”  dhe zbulon detaje nga “dhurata”, ndërsa në një rast tjetër, Samir Mane i shkruan Kryemadhit për vilën ose apartamentin (nuk kishin vendosur ende), “ku ta duash dhe si ta duash” pasi çifti Meta-Kryemadhi po fliste nëse do merrnin një apartament te pallati “Ambasador” apo një Vilë te Rolling Hills.

Rrjedhimisht, Samir Mane nuk ka thënë të vërtetën para prokurorëve të SPAK kur u shpreh se “nuk kishte biseduar as me Ilirin dhe as me Monikën” për këtë gjë.

Shtetasi Samir Mane,  – konston SPAK- eshte pyetur nese Ilir Metaj apo Monika Kryemadhi i kishin kerkuar qe tê marin ndonje apartament te ndertuar nga kompanite e tij, me kundershperblim apo pa kundershperblim dhe per kete eshte pergjigjur se nga sa ai kishte dijeni, Monika kishte biseduar me bashkeshorten etij. Evën, per te blere nje vile ne kompleksin Rolling Hills por ai vete nuk kishte biseduar per kete gje as me Moniken dhe as me llirin”.

Nisur nga më sipër organi i akuzes ka arritur ne konkluzionin se Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj, ne kembim te ndikimit te paligishem prane drejtuesve te institucioneve publike te emeruar në detyré si perfaqësues to partise Levizja Socialiste per Integrim, ne favor te Samir Manes, kanë marre prej tij dhe kane pranuar njëpremtim, per te perfituar nje vile ne residence Rolling Hills,vile e  cil aishte identifikuar me nr.103 shkruan Korrieri.

Kjo vile dhe punimet qe jane kryer ne te giaté vitit 2014, nuk jané deklaruar nga Monika Kryemadhi si pasuri qofte edhe e perkohshme apo si investim i perkohshem i kryer prej tyre, duke çuar ne konkluzionin se kjo pasuri do te përfitohej, per shkak te veprimtarise se paligjshme te korrupsionit te kryer nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj.

Veprimtaria e paligishme eMonika Kryemadhit he llir Metes konsiston ne miratimin”e- ligjit nr. 134/2014 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10304 date 15 Korrik 2070, B “Për Sektorin Minerar ne Republiken e Shiperise”, nderhyrjen e paligishme ne favor te Samir Manes te Zyra e Permbarimit, dhe konkretisht permbaruesi Sajmir Xhuglini, nderhyrja e paligjshme e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metes te kryetari i AKEP, Piro Xhixho ne favor te kompanise Plus Communications.