Dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë është bilanci tragjik i një atentati mafioz të ndodhur këtë të mërkurë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç.

Policia konfirmoi se viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha. Kjo e fundit kalimtare e rastit.

Të plagosur mbetën Arlind Bushati dhe bashkëshorti i Flutura Bashës, Bashkim Basha.

Të dy janë në gjendje të rëndë për jetën.

Lici dhe Bushati udhëtonin me makinë kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Pasi u qëllua, Lici humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi motorin ku udhëtonte çifti Basha. Nga përplasja gruaja gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.