Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën, por ai njihet si lubia e tenderave dhe abuzimeve në OSHEE dhe krahu i djathtë i Vangjush Dakos.

Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për 9 vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve.

Në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi.