Kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se krimi i organizuar ka arritur deri aty sa po emërojnë edhe ministrat. Ai përmendi me emër Taulant Ballën se përmendur në përgjimet e SKY ECC.
“Të të jap një provë. Merr dhe lexo regjistrimet. Dy vetë i vënë eksplozivin për ta ekzekutuar Lulzim Kullën. Eksplozivi e plagosi, por nuk vdiq. Taulant Balla merr në telefon anëtarin aktual të KLP-së dhe i thotë “urgjent të lirohen” dhe kjo ndodhi.
A do të të jap për Taulant Ballën, lexo çfarë thonë Bajrat kur merreshin me lojërat e fatit, “E kemi tonin Taulantin”. Çfarë e shtyn Gjokën t’i bëjë peshqeshe Spirogjokës, Elisës. Ne dënojmë, denoncojmë sepse janë gjëma e këtij vendi”, tha Berisha në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Ai tha se edhe kryeministri Edi Rama ka qenë përdorues i Sky Ecc dhe se ka pasur 3 telefona, 74 të tjerë i kishte në Kryeministri.
“Një nga sukseset historike të PD ka qenë eliminimi në 18 muaj pas ardhjes në pushtet të 206 grupeve dhe organizatave kriminale. Unë nuk them që s’ka pasur vrasje, por ka pasur një shtytje efecientë të krimit si kurrë më parë. Bosët e organizatave të dëbuar u liruan një nga një sa erdhi Edi Rama në pushtet.
Në Shkodër janë Bajrët, në Durrës janë Troplinët. Keni dëgjuar të kapet qoftë 1 kg kokainë në Portin e Durrësit? Një kontejner që rastësisht kuptuan që ishte e çuan në bazë dhe më pas e çuan në skaner. Në 2 vite nuk është kapur asnjë kg kokainë në Portin e Durrës. Të besosh se kanë frikë të vijnë, është si të besoj rrethin katror.
Ndodhi një masakër në Shkodër dje. Kjo masakër është politikisht e lidhur me Ramën. Ka 6 muaj që banda e partisë së Ramës përgjak Shkodrën, bëri breshërinë në Bushat. Në shtator bënë antenat mes Shkodrës. Çfarë është kjo situatë? Është Pazar. Pra doni fakte të tjera? Keni dëgjuar për Ecc Sky, Rama ka pasur 2-3 prej tyre. E ka përdorur vetë”, tha Berisha.