Një person i tretë është filmuar në makinën e masakrës së ndodhur në Shkodër dy ditë më parë. Referuar pamjeve dy viktimat e masakrës së djeshme në Dobraç të Shkodrës, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, nuk kanë qenë të vetmit në automjetin tip ‘Benz’ me targa kroate në momentit e sulmit.
Dyshohet se në makinë me to ka qenë edhe i shumëkërkuari Ibrahim Lici, kjo edhe për shkak të ngjashmërisë që ka personi i filmuar.
Personi i tretë dyshohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes por është filmuar nga kamera amatore, ndërkohë policia ka gjetur gjumë gjaku të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik.